GJERMANI– Një polic nga Gjermania ka vrarë veten, duke i lënë amanetet gruas së tij. Mediat kanë shkruar se 39 vjeçari Matthew Schindler u vetëvra pasi nuk përballonte dot presionin psikologjik të shefes së tij.
Policia ka bërë me dije se e veja e tij, Gina Schindler, ka ngritur një padi ndaj shefes së tij, duke thënë se ajo e ka çuar drejt vetëvrasjes, pasi e detyronte të bënte seks me të për t’ia lehtësuar punën e përditshme.
Christine Hertzel tashmë është në një arrest shtëpije dhe po gjykohet për rastin në fjalë.
Gjithashtu është zbuluar se kjo e fundit e ka detyruar policin që të hynte në një aferë, nga e cila nuk dilte dot.
Në padinë e bashkëshortes shkruhet se shefja e detyronte të plotësonte kërkesat e saj seksuale, ose në rast të kundërt ai do vuante kushte pune të tmerrshme dhe nuk do shihte ndonjëherë ngritje në detyrë.
Policia ka zbuluar dhe një mesazh në telefonin Christine Hertzel, ku Matthew Schindler ditën kur u vetëvra i shkroi shefes së tij duke i thënë se nuk do e shihte më.