12nëntor 2015 – Polici që qëlloi për vdekje një 15-vjeçar gjatë ndjekjes që po i bënte makinës ku ndodhej ai, rrezikon 5 vite burg. Pas 5 vitesh nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Lezhë, prokuroria e cilëson fajtor efektivin Skënder Seferi, për vrasje nga pakujdesia.
Viktima, Armando Skandaj, ndodhej në makinën e drejtuar nga i vëllai, i cili nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar sepse dyshohej për grabitje.
Nga të shtënat mbeti i vdekur 15-vjeçari, i ulur në sediljen e pasme të makinës. Në 20 nëntor është lënë seanca e fundit për të dënuar apo jo punonjësin e policisë.
/portali DurrësLajm/