Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija e cila ndodhej për pushime në det.

Në reagimin e tij në Twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det.

Ndërkohë që thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.

Postimi i Ramës: