Një 12-vjeçar është qëlluar për vdekje nga një ish-oficer policie në Filadelfia, gjatë një ndjekjeje kaotike.
Autoritetet thonë se Edsaul Mendoza, 26 vjeç, u angazhua në një ndjekje “taktikisht të pasigurt” të Thomas “TJ” Siderio dhe e qëlloi atë pavarësisht se e dinte se ai ishte i paarmatosur.
Mendoza u arrestua të dielën.
Mendoza ishte pjesë e një grupi prej 4 oficerësh me rroba civile që u përballën me Thomas dhe mikun e tij 17-vjeçar të identifikuar në dokumentet e Gjykatës si N.K.
Oficerët besonin se N.K ishte nën hetim për vjedhjen e një arme zjarri.
Kur ata u përpoqën të ndalonin djemtë, “një e shtënë arme” theu xham të pasmë të një makine.
Kur djemtë u përpoqën të iknin, Mendoza e ndoqi Thomasin dhe qëlloi tre herë drejt tij.





