Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, kur një efektiv policie ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës, në ambientet e jashtme të shkollës 9-vjeçare që shërben si qendër votimi. Zyrtarisht policia bën me dije viktima është oficeri i policisë me iniciale Ameli Vila, 50 vjeç.
Ai ishte caktuar me detyrë për të ruajtur këtë qendër votimi. Nuk dihen shkaqet që çuan punonjësin e policisë të qëllonte veten me armë, por paraprakisht dyshohet se Vila ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të disa problemeve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.





