23 dhjetor 2013- Drejtoria e Policisë Rrugore, porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit apo gjatë orëve të natës, për shkak të ngricave në rrugë. Policia informon se kujdes duhet të tregohet në akset rrugore , Qafë Plloçë , Qafë Qarri si dhe në kthesat e Kapshticës. Po ashtu drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe gjatë lëvizjes në akset rrugore Fushë Dukagjin- Kukës dhe Kukës-Morinë, si rezultat i mjegullës së vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, si dhe i ngricave të natës dhe lagështirës. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor, gjatë lëvizjes në këto akse rrugore.