Nga Elbasani në Vlorë, policia e shtetit duket se i ka shpallur luftë krimit, në këto dy qytete ku elementët kriminalë kanë fituar mjaft terren e nuk ndalen para asgjëje. Që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, raportohet për një tjetër aksion të policisë, të mbështetur edhe nga efektivë të antitrafikut, me qëllim goditjen e krimit

Mjaftoi rasti i goditjes së makinës së policisë në Elbasan nga një “Audi” i blinduar që policia e shtetit të ngrihej në këmbë dhe të niste një aksion në Elbasan, për të vazhduar sot me Vlorën. Ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako që në takim me krerët e policisë së Elbasanit paralajmëroi shkrirjen e këtij aksioni policor në të gjithë vendin.