Policia e Tiranë po zhvillon një operacion masiv në kryeqytet kundër lojërave të fatit.

Kontrollet janë bërë në disa zona, si Fresk, Bllok, Mezez, Kamëz, Astir dhe zona të tjera, kryesisht në lokale ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti.

Ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër, janë shoqëruar disa persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.