Policia po zhvillon mesditën e sotme një operacion në portin e Durrësit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një sasi me lëndë narkotike në konteinerë me banane është bllokuar nga policia.

Ndërkohë mësohet se mjeti që po transportonte kontinierin e bllokuar, është dërguar në dhomën e specializuar për kontroll dhe nuk dihet ende sasia e drogës. Ndërsa ngarkesa me banane vinte Amerika e Jugut.