Policia amerikane ka vënë në dispozicion shumën prej 2500 dollarësh për këdo që jep informacione për vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri.

23-vjeçari u qëllua për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar në Bay Ridge në Brooklyn.

Policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me tre makina pasi kanë kryer vrasjen në rrugë. Nuk dihen ende autorët që kanë kryer vrasjen si dhe shkaqet.

Sakaq, familjarët kërkojnë të sqarohen rrethanat në të cilat humbi jetën 23-vjeçari. Për ta, Grei ishte një djalë i qeshur dhe i mirë.

Po përpiqemi të qëndrojmë të fortë për prindërit, por është shumë e vështirë t’i mbash ata”, thotë Kristi Leka, kushëri i viktimës.

Ai ishte pikë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje ngjitëse dhe gjithmonë kujdesej për të tjerët. Dua që kjo dhimbja dhe ky trishtim i paduruar të mos i bjerë askujt”, shkruan kushëriri i tij tjetër, Rifat Sokoli. Ai u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve.