• Policia angleze në qytetin e Farehamit zbulon tre shqiptarë që fshiheshin në një kamion spanjoll.

 DURRËS, 22 TETOR 2014 –  Tre klandestinë shqiptarë u kapën nga policia angleze e qytetit të Farehamit në Kontenë e Hemshajerit. Klandestinët ishin fshehur në një kamion të ngarkuar me ski uji të markave të njohura. Kamioni kishte hyrë në Portin e Portsmuthit në bordin e një trageti të tipit RO-RO të ardhur nga Spanja. Tre shqiptarët të moshave 33 dhe 22 vjeç u bllokuan nga punonjësit e firmës pritëse të skive të ujit, ndërsa po dilnin nga kamioni, që po shkarkohej në magazinën e firmës. Tri klandestinëve, policia angleze u gjeti pasaporta dhe leje drejtimi makine shqiptare si edhe 2 000 stërlina kesh. Pasi të mbarojnë procedurat e nevojshme ligjore, tri klandestinët do të dëbohen në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/