Pamjet e kamerave të policisë angleze tregojnë një ndjekje të tmerrshme me shpejtësi të lartë në Carlisle që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Videoja është publikuar pas dënimit të shqiptarit Françesko Ago në Gjykatën e Carlisle.
24-vjeçari shqiptar shpejtoi dhe u largua nga autostrada në kryqëzimin 42, duke udhëtuar me 112km/orë brenda një zone ku shpejtësia e lejuar është 80km/orë me Audin e tij.
“Këmbësorët ishin përreth. Manovrat e parakalimit detyruan përdoruesit e tjerë të rrugës të ndërmarrin veprime shmangëse. Ai hyri në Mallyclose Drive me një shpejtësi të tillë sa humbi kontrollin dhe u përplas me një tabelë rrugore dhe një mur kopshti.” tha prokurori Brendan Burke në gjykatë.
Shqiptari u përplas me një tabelë rruge dhe më pas u largua në këmbë, por arrestua nga forcat e rendit. Mësohet se ndjekja zgjati tre minuta në total. Kur u kontrollua makina e tij, u zbuluan 10.5 kg kanabis, me vlerë rreth 105,000 £ në total.
Ago akuzohet për katër vepra penale: drejtimin e rrezikshëm të mjetit, posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin ose shitjen, mungesa e sigurimeve dhe drejtimi i automjetit kundra rregullave të kodit rrugor. Mësohet se 24-vjeçari shqiptar u dënua me 14 muaj burg.