Një ditë pas atentatit me eksploziv, policia ka arrestuar sot 25-vjeçarin Ines Hajrulla që mbeti i plagosur rëndë.
Arsyeja e arrestimit është se uniformat blu gjetën në makinën e Ines Hajrullës një pistoletë tip ‘Glock’ me 18 fishekë.
Sipas policisë, brenda mjetit tip “Jeep” që shpërtheu me tritol, në sediljen e shoferit u gjet një çantë supi brenda së cilës ishte fshehur pistoleta.
Më 20 dhjetor të vitit 2016, i riu ishte arrestuar po për armëmbajtje pa leje dhe po hetohej në gjendje të lirë.
Policia e Vlorës bëri me dije dje se Ines Hajrulla është person me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.





