Shkup, 20 maj 2014 –  Dhjetëra persona janë arrestuar nga policia sot në mbrëmje në protestat në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ku pasdite janë grumbulluar të rinjtë maqedonas për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e djeshme në këtë lagje. 

Policia ka theksuar se nuk ka të lënduar, përveç një polici, i cili është ankuar nga lëndime të lehta. 

Policia për të shpartalluar turmën e grumbulluar të njerëzve duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba. Nga bombat janë dëmtuar disa xhama të dyqaneve në lagjen Gjorçe Petrov, ndërkaq vandalët maqedonas i kanë djegur dhe përmbysur sërish koshat e plehrave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/