ITALI, 10 mars 2013– Dy shqiptarët ishin në kërkim që nga 6 shkurti, pasi kishin kryer në mes të dhjetorit 2012 dhe shkurt të 2013 një numër vjedhjesh në shtëpiat e zonës ku jetonin, por hetimi prej muajsh çoi në identifikimin e tyre.
Në fakt janë arrestuar nga hetuesit e Squadra Mobile të Pesaros dhe policia e Fanos.
Dy shtetasit shqiptarë me preçedencë penale, njëri nga Rimini dhe tjetri nga Milano, që nga dhjetori i kaluar deri në 6 shkurt kishin kryer vjedhje të shumta.
Dy hajdutët shqiptarë kishin marrë avionin për në Rimini, duke ditur se përgjimi i autopresso për ta do t’i çonte shumë shpejt në kapjen e tyre.
Dy shqiptarët u arrestuan në dy kohë të ndryshme: një në Bari ishte gati për tu nisur për në Shqipëri për të humbur gjurmët, ndërsa tjetri është kapur në Milano.
Raportohet dhe për një grua shqiptare që po hetohet në gjendje të lirë, e cila ka qënë bashkëpunëtore me ta në Rimini.





