Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kapën shtetasin në kërkim Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Mashtrimi".

Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.