Efektivët e policisë Durrës dhe stacionit policor në Plazh kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të akuzuar për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasit:

M. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në banesën e shtetasit F. L.;

F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në lagjen nr.18, Durrës, në ambientet e një shkolle.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.