I dehur në timon dhe ‘i fortë’ me policinë. Kështu është shfaqur një ditë më parë në Shijak 44-vjeçari J.Z., i cili është ndaluar në qytet nga policia.
Nga kontrolli i ushtruar ndaj këtij shtetasi, policia ka konkluduar se 44-vjeçari po e drejtonte automjetin e tij tip “Alfa Romeo” në gjendje të dehur.
Në momentin që policia ka kërkuar shoqërimin e tij në komisariatin e policisë, 44-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e rendit.
Në këto kushte, këta të fundit e kanë arrestuar në flagrancë, duke ngritur ndaj këtij shtetasi 2 akuza, të parashikuara nga nenet 236 e 291 të Kodit Penal.





