ITALI, 6 prill 2013– Një shqiptar 31 vjec u arrestua dje në Monteluce të Italisë : me skuter transportonte kokainë, të cilën me pas ja shiste klientëve të tij.

Ai u kap nga policët pasi doli nga banesa e tij .

Gjatë përpjekjes për tu arratisur ai hodhi tutje një qese brenda së cilës ndodheshin 5.25 gram kokainë.

Në banesën e të arrestuarit policia gjeti një sasi tjetër kokaine, rreth 20 gram gjithsej.

U Konfiskuan edhe 2050 € në prerje të vogla.