12 shtator 2015 – Tenisti i njohur James Blake, është arrestuar nga policia e New York-ut, pasi e ngatërruan me një të dyshuar. Blake ishte duke shkuar në “US Open”, kur u ndalua në trotuar. nga oficeri James Frascatore.
Shefi i policisë së New York-ut, William Bratton, deklaroi se “Blake dukej si një nga “binjakët” e dyshuar që kërkohen në këtë shtet, por më pas i kërkoi falje”.
Tenisti është shprehur se oficerët përdorën fjalë të rënda ndaj tij, në momentin kur e shtrinë në trotuar. Oficeri Frascatore, i cili është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështjeje, ka marrë katër ankesa civile në të shkuarën, përfshirë edhe përdorimin e forcës.
/portali DurresLajm/