Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:

E. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, pasi në lagjen nr. 4, ka vjedhur një biçikletë, ndërsa në lagjen nr. 12, në një dyqan, ka vjedhur disa veshje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;

S. H., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariatit i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.