Ish-kapiteni i përfaqësueses së Anglisë, Wayne Rooney është arrestuar për dyshim se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, pranë shtëpisë së tij me vlerë £6milionë, në Cheshire.
Sipas “The Mirror” Rooney, rekordmeni si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Anglinë u ndal nga policia mbrëmjen e të enjtes.
Sulmuesi 21-vjeçar mendohet se është ende nën arrest, pasi u dërgua në një rajon policie në Cheshire, ku po merret në pyetje nga policia.
Raportohet se Rooney është parë duke kërcyer mbi tavolina dhe duke kënduar këngë të Oasis në “Bubble Room” bar në Alderley Edge.





