1korrik 2015 – Baki Çoku, 40 vjeç nga Lushnja u arrestua sot si një ndër anëtarët e grupit që bashkëpunonin me organizatën terroriste ISIS. Ai akuzohet për krijim të organizatave kriminale me qëllim kryerjen e veprave terroriste në Itali. Ky është përfundimi i policisë italiane, e cila lëshoi urdhrin e arrestit për Çokun, i kapur sot në banesën e tij. Pas disa arrestimeve në qytete të Italisë, Baki Çoku është shqiptari rezident në Lushnjë.
Bashkëshortja e tij reagoi për mediat, duke thënë se i shoqi nuk merrej me xhihad. Diamanta Çoku tha se familja e saj është e varfër. “Nipi ndodhet në Siri, por ne nuk kemi komunikim me të”, u shpreh gruaja. Baki Çoku u arrestua për llogari të Italisë dhe pritet ekstradimi i tij në shtetin fqinj.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”