Policia Bashkiake e Durrësit ka njoftuar drejtuesit e automjeteve se njëri nga akset e nënkalimit tek “Veliera”, konkretisht aksi nga Banka Kombëtare Tregtare deri në dalje të tunelit, tek rrethrrotullimi i ish-hotel “Vollga” do të jetë i mbyllur deri më datë 9, nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Në njoftimin e shpërndarë për qytetarët, Policia Bashkiake bën me dije se kjo masë është marrë për arsye sigurie gjatë punimeve që do të bëhen në “Velierë”.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se njëri nga akset e nënkalimit tek “Veliera”, konkretisht aksi nga Banka Kombëtare Tregtare deri në dalje të tunelit, tek rrethrrotullimi i ish-hotel “Vollga” do të jetë i mbyllur nga data 06.02.2024 deri më datë 09.02.2024 , prej orës 08:00 deri në orën 18:00.

Kjo për arsye sigurie gjatë punimeve që do të bëhen në “Velierë”.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar në devijimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor në këtë aks.