Nga data 20 deri më 22 prill, segmenti rrugor nga Muzeu Arkeologjik deri te restoranti “Aragosta” në rrugën “Taulantia” do t’i nënshtrohet punimeve për rehabilitim. Si pasojë, do të ketë kufizime të pjesshme në qarkullimin e automjeteve.

Njoftimi i plotë i Policisë Bashkiake Durrës

Punime në rrugën “Taulantia” – Kufizim i pjesshëm i qarkullimit.

Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor nga Muzeu Arkeologjik deri tek Restorant Aragosta, do të ketë bllokim të pjesshëm të qarkullimit në rrugën “Taulantia”.

👉Gjatë kësaj periudhe :

▪️Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në të dy anët e segmentit ku do të kryhen punimet.
▪️Punimet do të zhvillohen nga data 20 deri më 22 prill.
▪️Rruga do të jetë pjesërisht e bllokuar dhe qarkullimi do të organizohet në mënyrë të kontrolluar.

👮‍♂️🚨Policia Bashkiake do të jetë e pranishme për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut gjatë kryerjes së punimeve.

🙏 Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo shqetësim të përkohshëm që mund të shkaktohet dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.