Policia Bashkiake e Durrësit e ka përqendruar aksionin e kësaj fillim jave në zonën e plazhit, aty ku pritet të mbërrijnë turistët e parë për këtë sezon veror.
Në kuadër të përgatitjeve dhe planit të masave për të garantuar një sezon turistik sa më të suksesshëm, Policia Bashkiake e ka përqendruar aksionin e saj në lirimin e hapësirave publike të zëna nga shitësit ambulantë, kioskat, lodrat e vendosura përgjatë shëtitores dhe anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian.
Policia Bashkiake thekson në një postim në rrjete sociale se e gjithë vija bregdetare po monitorohet dhe mbahet në kontroll nga patrullat e saj.
Nga ana tjetër, për të garantuar një ambient sa më të pastër për pushuesit, Policia Bashkiake u rikujton subjekteve private se orari i përcaktuar nga Bashkia Durrës për hedhjen e mbetjeve urbane është 22:00-06:00.
“Në të gjitha rastet e shkeljeve të këtij orari, shërbimet tona do të marin masa administrative me gjobë”,– shkruan Policia Bashkiake.
Postimi i plotë:
Lagjja nr.13, Plazh.
Ne vijim të planit të masave për fillimin e sezonit turistik veror 2021 , shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit rajoni Plazh, IMTV-n, Shërbimet Komunale Plazh, kanë bërë të mundur lirimin e hapësirave publike në lagjjen nr.13 Plazh. Gjatë ditës së sotme u larguan:
Shitësit ambulantë të cilët tregtonin poshtë mbikalimit të Plepave.
Strukturat metalike tip kioske të cilat tregtonin produkte ushqimore jashtë çdo standarti higjeno-sanitar.
Vendqendrimet e komunitetit rom dhe egjiptjan, të cilët ishin vendosur në hapësira publike dhe kryenin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u kthyer në shqetësim për banorët e zonës pasi shkaktonin ndotje në mjedis.
Lodrat e vendosura përgjatë shëtitores.
E gjithë vija bregdetare po monitorohet dhe mbahet në kontroll nga patrullat e Policisë Bashkiake. Gjatë sezonit turistik veror 2021 shërbimet tona do të jenë prezente duke dhënë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe pushueshve, duke mos lejuar asnjë tregtarë ambulant të ushtrojë aktivitetin e tij pëgjatë vijës bregdetare.
Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet ndotjes së mjedisit, patrullat tona do të kryejnë kontrolle duke mos lejuar asnjë subjekt të hedh mbetjet urbane jashtë orarit të përcaktuar nga Bashkia Durrës.
Njoftohen të gjithë subjektet se orari i përcaktuar nga Bashkia Durrës për hedhjen e mbetjeve urbane është 22:00-06:00. Në të gjitha rastet e shkeljeve të këtij orari shërbimet tona do të marin masa administrative me gjobë.





