Policia Bashkiake e Durrësit ka njoftuar qytetarët si dhe bizneset private në lidhje me orarin e hedhjes së mbetjeve urbane.

Sipas njoftimit të policisë bashkiake, për qytetarët orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë nga ora 06:00 deri në orën 23:00.

Për subjektet private, bizneset me aktivitet shërbimi hoteleri, restorant, supermarket, resort si dhe çdo subjekt tjetër, orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë nga ora 23:00 deri në orën 04:00.

“Evadimi i mbetjeve urbane është një detyrim i pa ndryshuar i prodhuesit dhe duhet të kryhet sipas mënyrave, ditëve dhe orarit të përcaktuar nga Bashkia Durrës. Të gjithë bizneset e tilla si: supermarketet, restorantet, hotelet, familjarët etj të cilët gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë dhe gjenerojnë mbetje urbane me një volum me të madh se ¼ e volumit të një kontenieri publik, duhet të kenë detyrimisht hapësirën individuale brenda territorit të tyre ku kryejnë aktivitetin dhe duhet ta mbledhin në formë të vecantë me qese ose kosha me ngjyra të ndryshme ose me mbishkrime të dukshme që orientojnë hedhjen e vecuar të mbetjeve urbane të sipërcituara. Dorëzimi ditor i mbetjeve urbane me një volum me të madh se ¼ e volumit të një kontenieri publik është i ndaluar me ligj. “, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të ligjit Nr. 89 datë 22.12.2022, “Për Policinë Bashkiake”, të VKB-së nr.37 datë 31.03.2021 “Për caktimin e disa kundërvajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e Bashkisë Durrës”, të VKB-së nr. 41 datë 09.05.2022 “Për miratimin e rregullores së administrimit të mbetjeve në Bashkinë Durrës” nenit 50.👮🏻‍♂️

Policia Bashkiake njofton të githë qytetarët/familjarët dhe bizneset private të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Durrës në lidhje me orarin e hedhjes së mbetjeve urbane:

Për qytetarët/ familjarët, orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë nga ora 06:00 deri në orën 23:00.

Për të gjithë subjektet private, bizneset me aktivitet shërbimi hoteleri, restorant, supermarket, resort si dhe cdo subjekt tjetër, orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë nga ora 23:00 deri në orën 04:00.

Evadimi i mbetjeve urbane është një detyrim i pa ndryshuar i prodhuesit dhe duhet të kryhet sipas mënyrave, ditëve dhe orarit të përcaktuar nga Bashkia Durrës. Të gjithë bizneset e tilla si: supermarketet, restorantet, hotelet, familjarët etj të cilët gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë dhe gjenerojnë mbetje urbane me një volum me të madh se ¼ e volumit të një kontenieri publik, duhet të kenë detyrimisht hapësirën individuale brenda territorit të tyre ku kryejnë aktivitetin dhe duhet ta mbledhin në formë të vecantë me qese ose kosha me ngjyra të ndryshme ose me mbishkrime të dukshme që orientojnë hedhjen e vecuar të mbetjeve urbane të sipërcituara. Dorëzimi ditor i mbetjeve urbane me një volum me të madh se ¼ e volumit të një kontenieri publik është i ndaluar me ligj.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të monitorojnë dhe mbajnë nën vëzhgim të gjithë territorin e Bashkisë Durrës duke mos lejuar dhe toleruar asnjë subjekt privat/familjar të shkelë ligjin dhe aktet ligjore në fuqi. Qytetarët apo subjektet të cilat nuk do të respektojnë ligjin do të ndëshkohen me masa administrative me gjobë deri në ndjekje penale.

Të mbash pastër është një detyrë qytetare, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë.