Policia Bashkiake e Durrësit ka njoftuar sot të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vijën bregdetare të Bashkisë Durrës, se duhet të lirojnë në mënyrë vullnetare hapësirat publike, të cilat janë zënë në mënyrë të paligjshme nga struktura që bëhen pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Çdo subjekti i është lënë një afat deri me datë 21.05.2021 për të bërë lirimin vullnetar të këtyre hapësirave.

Ndërkohë nuk do të lejohet asnjë tregtar ambulant të ushtrojë aktivitetin e tij nëse nuk është pajisur me lejen përkatëse nga Bashkia Durrës.

Njoftimi i plotë:

Lagjja nr.13, Plazh

Në zbatim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Durrës, në vijim të Planit të masave të Policisë Bashkiake, shërbimet e tona kanë nisur sot njoftimin e të gjithë subjekteve, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të gjithë vijën bregdetare të Bashkisë Durrës, duke i bërë me dije të lirojnë në mënyrë vullnetare hapësirat publike të cilat janë zënë në mënyrë të paligjshme me: vazo betoni, konstruksione metalike, pedanë druri, ҫadra, konikë, gardh dekorativ, reklama metalike, si dhe cdo objekt apo strukturë e cila zapton hapësirën publike duke u bërë shqetësim për banorët dhe pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Çdo subjekti i është lënë një afat deri me datë 21.05.2021 për të bërë lirimin vullnetar të këtyre hapësirave.

Gjithashtu njoftojmë se nuk do të lejohet asnjë tregar ambulant të ushtorjë aktivitetin e tij përgjatë gjithë vijës bregdetare nëse nuk është pajisur me lejen përkatëse nga Bashkia Durrës.

Në rast të mos lirimit në mënyrë vullnetare të hapësirave publike të zëna pa leje nga subjektet, Policia Bashkiake në bashkëpunim me IMTV, Ndërmarrjen Rruga dhe Ndërmarrjen Pastrim Gjelbërimi do të bëjë heqjen e detyrushme e të gjithë objekteve dhe sendeve të lartëpërmendur, duke proҫeduar konform ligjit me masa administrative gjobë, bllokim të sendeve, deri ndjekje penale për shkelësit e ligjit.

Garantojmë qytetarët se këtë sezon turistik veror prezenca dhe performaca e Policisë Bashkiake do jete në nivel maksimal në shërbim të qytetarëve.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!