Policia Bashkiake e qytetit të Shkodrës është përplasur mesditen e sotme me Policinë e Shtetit.
Shkak për këtë është bërë ngritja e një podiumi nga Partia Socialiste.
Sipas Policisë Bashkiake, nuk është marrë leje për zhvillimin e një aktiviteti të tillë dhe për këtë arsye nuk kanë lejuar ngritjen e podiumit ku parashikohej që do të mbante një fjalim kreu i qeverisë Edi Rama.
Kryeministri ka parashikuar të zhvillojë një takim në qytetin e Shkodrës me votuesit për herë të parë.





