Policia bashkiake e Durrësit ka gjobitur dhjetëra automjete që qëndrojnë prej kohësh në rrugë të ndryshme të qytetit me mbi shkrimin “SHITET”. Në një njoftim të Policisë Bashkiake Durrës bëhet e ditur se aksioni ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me zënien e vendparkimeve publike nga automjetet që reklamohen nga tregtarë të ndryshëm për t’u shitur.

Policia bashkiake thotë se ekspozimi i tyre në vendparkimet publike me qëllim shitjen është aktivitet tregtar dhe si i tillë duhet të ushtrohet sipas ligjeve në fuqi. Për këtë arsye automjeteteve që janë konstatuar për t’u shitur, u janë vendosur bllokues gomash si dhe gjoba në masën 20 mijë lekë.

Policia bashkiake paralajmëron se nëse nuk meren masa për largimin e këtyre automjeteve, do të ndërmeren masa të tjera deri në ndjekje penale.