Aksioni i ndërmarrë prej mëse dy javësh në Durrës për lirimin e hapësirave publike, sot është përqendruar në qendër të qytetit, në bulevardin “Dyrrah”.

Së bashku me efektivët e policisë kanë qenë edhe punonjës të ndërmarrjes “Rruga” dhe inpektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

“U realizua lirimi i hapësirave publike, shesheve, trotuarëve, të cilat ishin zëne pa leje nga subjekte te ndryshme që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë zonë. Ftojmë subjektet dhe qytetarët të zbatojnë ligjin”,- njofton Policia Bashkiake.

Në të njëjtën kohë, kjo polici fton qytetarët të denoncojnë të gjitha rastet e zënies së hapësirave publike.

“Falenderojmë dhe ftojmë qytetarët të denoncojnë këto raste abuzive pranë sallës operative në nr e tel +052232250 si dhe në faqen tonë zyrtare në facebook”,– shkruhet më tej në njoftim.