Aksioni i Policisë Bashkiake Durrës për lirimin e hapësirave publike është përqendruar në lagjen nr.17, tek rruga “Vëllazërimi”.

Pasi paralajmëroi javën e kaluar nisjen e aksionit në të gjithë qytetin për lirimin e hapësirave të zëna nga subjektet tregtare dhe qytetarët, Policia Bashkiake ka prerë gjobat e para.

“Qëllimi ynë është ndërgjegjësimi i qytetarëve, prandaj ju bëjmë thirrje të lironi hapësirat publike. Për çdo rast konstatimi në mënyrë të përsëritur do të meren masa administrative me gjobë”,- thotë Policia Bashkiake në një njoftim në rrjete sociale.

Kjo drejtori falenderon qytetarët që denoncojnë rastet abuzive me hapësirat publike, ndërsa i fton të telefonojnë në numrin +052232250 për çdo shkelje që konstatojnë.

Postimi i plotë:

Lagjja nr. 17, Rruga Vllazërimi

Shërbimet e Policisë Bashkiake ashtu si lajmëruan më herët, po bëjnë të mundur lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.

Aksioni jonë gjatë këtyre ditëve është përqendruar në lagjjen nr.17, rruga vllazërimi.

Gjatë kontrollit në terren u konstatuan disa shkelje ndaj të cilave u mor masa administrative me gjobë.

Qëllimi ynë është ndërgjegjësimi i qytetarëve, prandaj ju bëjmë thirrje të lironi hapësirat publike. Për çdo rast konstatimi në mënyrë të përsëritur do të meren masa administrative me gjobë.

Falenderojmë dhe ftojmë qytetarët të denoncojnë këto raste abuzive pranë sallës operative në nr e tel +052232250