FIER, 02 mars 2013– Policia e Fierit ka bllokuar sot një sasi prej 200 tonë naftë bruto.

Në pranga gjatë aksionit ka rënë shtetasi Vangjel Gllava, 43 vjec, i akuzuar për kontrabandë dhe vjedhje.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur shtetasi Kastriot Gllava, 41 i pandehur për të njëjtat akuza.

Nafta bruto mësohet se po shpërndahej me autobote në mënyrë ilegale.

Prej dy muajsh policia e Fierit ka sekuestruar sasi të ndryshme nafte kontrabandë në Fier.