Efektivë të policisë së Vlorës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në rreth-rrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune. 

Në fokus të kontrolleve kanë qenë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Mësohet se kontrollet janë ushtruar tek automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj. 

Kontrollet u bënë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta. 

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit. Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.