Policia po zhvillon një aksion në zyrat e Kadastrës së Tiranës, ku ka shoqëruar 3 zyrtarë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërkohë 2 janë shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se janë lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë, ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.

Mëson se hetimi ka nisur prej disa muajsh nga SPAK për falsifikim dokumentesh për të përfituar prona në këmbim të parave.

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë aksion janë sekuestruar edhe dokumente të Kadastrës.