2 maj 2015 – I plagosuri në takimin elektoral të kandidates Grida Duma është djali i kryetarit të PD-së së Durrësit, Osman Stafa. Policia bëri të ditur në një njoftim zyrtar se, “më datë 1 maj, rreth orës 19:15, Policia e Durrësit është njoftuar se në spital u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E.S., 21 vjeç, nga ky qytet. Ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”.

Sipas policisë, në dëshminë që ka dhënë për policinë, 21-vjeçari ka deponuar se është dhunuar nga shtetasi XH.K., 24 vjeç, banues në lagjen 14, në Durrës.

Mësohet se konflikti ka nisur gjatë një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike, në Shkozet.

Shtetasi E.S. dyshohet se është dhunuar me sende të forta nga i shpalluri në kërkim me iniciale Xh.K., i cili është larguar me një mjet tip “Alfa Romeo”. 

Në policinë e Durrësit është ngritur një grup i pocaçëm për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes dhe përballjen me ligjin të autorit apo autorëve të implikuar në ngjarje.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”