Vazhdon shoqërimi i të rinjve durrsakë nga policia. pamjet e mëposhtme të xhiruara nga operatori Denis Simaku tregojnë zellin e efektivëve për të futur në furgon këdo të ri që shohin në rrugë.

Siç duket nga pamjet, pasi fusin një të ri në furgon efektivët kapin me zor një tjetër dhe tentojnë ta fusin.

Vetëm pasi kuptojnë se ai ishte thjesht një kalimtar që po kalonte në bulevard e lëshojnë. Madje DurrësLajm mëson se mes të shoqëruarve ka edhe vajza.