“Urimi erdhi të më marrë pasi e lajmërova unë. Isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur”. Me këtë dëshmi, 24-vjeçarja Vjollca Dervishi, nga fshati Dobranj në Devoll, hedh poshtë akuzat e policisë së është rrëmbyer dhe shitur nga shtetasit Urim Qazimaj e Mersin Myrtellari.
Këta dy persona u arrestuan një ditë më parë nga policia e Korçës, pasi akuzoheshin se kishin rrëmbyer 24-vjeçaren për qëllim fitimi. Në njoftimin e policisë thuhej se “shtetasi Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24-vjeçaren, në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit material prej tyre (shumës prej 400 Euro)”.
Por këto akuza i ka hedhur poshtë vetë 24-vjeçarja. Vjollca Dervishi thotë për “News 24” se Urim Qazimi dhe daja i tij Mersin Myrtellari, kishin shkruar për ta marrë, pasi kështu i kishte kërkuar vetë ajo.
“Unë e dua Urimin, dhe ai është i pafajshëm. Policia më detyroi të firmos proces-verbalin. Nuk është e vërtetë që jam rrëmbyer dhe që jam shitur. Unë isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur. Urimi erdhi të më marrë bashkë me dajën e tij pasi e lajmërova unë”, rrëfen 20-vjeçarja.





