3 persona janë arrestuar në qarkun e Durrësit këtë të diel.

Detajet për veprat penale që ata kanë kryer i dhanë blutë në një njoftim për media.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Thumanë, Krujë dhe B. M., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.