Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" Servisi".

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gentian Kanberi 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë; Shkelzen Mirdita 32 vjeç,  banues në Fushë- Krujë dhe Flamur Hajdini 27 vjeç, banues në Kosovë. 

Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, në automjetin tip Opel, në pronësi dhe i gjendur në servisin e shtetasit Gentian Kamberi janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•37 kg e 350 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

• një automjet tip Opel;

• 1 430 € dhe vlera monetare në Lekë;

• 5 aparate telefoni celularë.

 Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.