Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit.

Mësohet se 30-vjeçari Denis Trungu, kërkohej për vjedhje me anë të mashtrimit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit, në tetor të 2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" si autor i dyshuar për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”.

Trungu u premtonte njerëzve se do u gjente punë, në këmbim të një sasi parash.