27 qershor 2015 – Efektivët e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar me 8 kg kanabis sativa.
Në pranga ra shtetasi Hasan Albrahimi, banues në Fushë Krujë,të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij tip ‘Volzvagen’ me targa ‘AA 737 LB’ iu gjet dhe iu sekuestrua 11 pako lëndë narkotike me rreth 8 kg e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Albrahimi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, i cili do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/