Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se është ndaluar një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me burg si dhe është arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar që ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin në kërkim E.Ç., 33 vjeç, banues në Durrës pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

————-

Gjithashtu, është arrestuar  në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke  drejtuar  mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.