Vihen në prangat e policisë 2 të rinj, nga Durrësi e Kruja, njëri prej të cilëve ishte në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë ndaluar shtetasin në kërkim A. Ç., 30 vjeç, banues në Larushk Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më datë 12.01.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë në mungesë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.