Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit që një ditë më parë përplasi këmbësorin në Tapizë. 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.