Vijon puna parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në 24 orët e fundit, në prangat e policisë kanë rënë 4 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

1. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ne DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar F. A., 24 vjeç, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

2. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij.

3. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në Xhafzotaj, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, i ka prerë rrugën duke humbur kontrollin, shtetasit F. K., i cili po drejtonte motomjetin në gjëndje të dehur.

K.B., 43 vjeç, banues në Shijak, pasi në Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.