Katër drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. Ç., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”, në gjendje të dehur, në masën 0.85 mg/l dhe ka shkaktuar një aksident me dëme materiale.

D. M., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

M. U., 35 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motorin tip “Lifan”, pa leje drejtimi.

E. K., 28 vjeç, pasi konstatua duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar motoçiklistin me iniciale B. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.