Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë pronarin e një lokali në Gjirin e Lalëzit, pasi është kapur duke kryer punime pa leje në tokë publike, me qëllim përfitimi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi L.L., I cili akuzohet , për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasin L. L., 51 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit, duke kryer punime pa leje (rrethim me beton), në tokë publike, me qëllim përfitimi.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.