Policia e Durrësit njofton se pas shoqërimit, ka bërë arrestimin e dy të rinjve Artion Barjamaj dhe Shyqyri Myrtollari, pas protestës së organizuar ditën e djeshme.
Policia njofton sot se dy të rinjë janë arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi akuzohen për organizimin e grumbullimit dhe manifestimit të paligjshëm. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy të rinj të tjerë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik””, njofton policia.
Këta shtetas, edhe pse shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur që nuk lejohen tubimet dhe grumbullimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë vijuar të protestojnë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





