Efektivët e policisë Durrës, në vijim të luftës për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë asgjësuar 970 bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Bizës” dhe “Pylli i Bizes”, Ishëm, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 970 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.